U rrëzua teksa luante me Ilirin/ Einxhel dërgohet me urgjencë në spital, lë shtëpinë e BBV

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2022, 12:09

Një lojë mes Ilirit dhe Einxhelit përfundoi keq për moderatoren e cila u rrëzua. Stafi mjekësor i cili ndodhet në shtëpinë e BBV e ndihmoi menjëherë, por siç duket kjo nuk ka mjaftuar. E themi këtë, pasi në një njoftim të publikuar në “Instagram” nga vetë produksioni thuhet se Einxhel është dërguar drejt spitalit për mjekim më të specializuar.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.

Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë.”-ka thënë produksioni.

No description available.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit