Goditi me grusht mjeken në spitalin e Shijakut, 33-vjeçari e pëson keq

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2022, 11:43

Një 33-vjeçar me iniciale D.I. është arrestuar nga policia, për shkak se ka goditur me grusht një mjeke. Ngjarja në fjalë është regjistruar në ambientet e spitalit në Shijak, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin D. I., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi në ambientet e spitalit Shijak ka goditur shtetasen J. Ç., me detyrë mjeke në këtë spital. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit