Mjekët çekë lejojnë që pacientët me Covid të takojnë të afërmit: Dashuria familjare është ilaç

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.01.2022, 02:08

Dashuria e familjarëve është kurë edhe për Covid-19, në këtë përfundim duket se kanë arritur mjekët në Pragë, Çeki. Ata shprehen se i kanë lejuar pacientët e infektuar të kenë komunikime dhe takime periodike me familjarët dhe të afërmit e tyre edhe përse në shtatin e një spitali dhe shpesh herë në një gjendje jo stabile shëndetësore.

"Një gjë që e kemi parë si kryesoren gjatë gjithë kohës është komunikimi i pacientëve me familjen dhe miqtë. Ne nuk i kemi kufizuam vizitat e të afërmve në asnjë fazë të pandemisë. Gjithmonë jemi siguruar që vizita të mund të bëhet, sepse e perceptojmë ndikimin e familjes dhe miqve si shumë të rëndësishëm dhe është e qartë se ndihmon edhe në trajtim"- deklaroi një mjek.

Gjitashtu stafet mjekësore në Pragë, kanë vendosur që të heqin edhe kostumet mbrojtëse nga Covid që dikur ishin të detyrueshme. Mjekët argumentuan se bakteret që ngjiteshin në mëngët e kostumeve të tyre rrisnin vdekshmërinë. "Ne i afrohemi pacientëve pa kostume mbrojtëse, pasi kostumet ndihmuan në përhapjen e baktereve, viruseve dhe mykut te pacientët, gjë që përkeqësoi vdekshmërinë e përgjithshme"- është shprehur një tjetër mjek.

Burimi: newsinfo.inquirer.net | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit