Rama flet për marrëdhënien me Turqinë: S’ka borxhe mes vëllezërve, Erdogan ka simpati për shqiptarët

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.01.2022, 00:42

Kryeministri Edi Rama ndër të tjera foli gjatë mbrëmjes së djeshme edhe për marrëdhënien e Shqipërisë më Turqinë si dhe marrëdhënien e tij me presidentin Erdogan. Kryeministri tha se Shqipëria ka marrëdhënie vëllazërore me Turqinë dhe një nga arsyet e kësaj është edhe fakti se presidenti turk Erdogan ka simpati për shqiptarët.

“Marrëdhënia e Shqipërisë me Turqinë është vëllazërore dhe këtu nuk mund të flasim për borxh. Nuk hyn Shqipëria në borxh më Turqinë, e as Turqia me Shqipërinë. Unë kam marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Erdogan. Ai është një politikan i jashtëzakonshëm që e ka çuar Turqinë në një tjeter nivel. Ai ka një simpati për shqiptarët dhe këtë e ka treguar kur njohu pavarësinë e Kosovës”- tha Rama.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit