Hëngri gabimisht “Burger King” me proshutë derri, i riu musliman përfundon me ditë të tëra duke vjellë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.01.2022, 00:29

Një i ri musliman ka përjetuar atë që s'do i kishte shkuar kurrë ndërmend. Gundogdu Yuzudik nga Enfield, Angli tha se ka kaluar disa ditë duke vjellë për shkak se hëngri një hamburger me proshutë derri. Gundogdu e ka shmangur mishin e derrit gjatë gjithë jetës së tij për shkak të besimit të tij fetar. Ai tha madje se ndihej i neveritur dhe 'i sëmurë fizikisht'.

Ai tha:

Kur shkova për të ngrënë burgerin, hëngra një kafshatë dhe vura re se nuk kishte shije. Më pas hapa simiten dhe pashë që ishte e mbushur me proshutë. Edhe kafshimi më i vogël më bëri të ndihesha i sëmurë mendërisht dhe fizikisht. Për tre ditë më pas nuk po haja siç duhet. Isha i uritur fizikisht, por nuk mund të haja pa të vjella dhe ndihesha i sëmurë. Mendimi i proshutës më bëri të ndihesha i sëmurë. Edhe kur përtypja ndonjë gjë, automatikisht mendoja se ishte proshutë.

Burimi: Ladbible | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit