Rama flet për audiopërgjimin e Veliajt: I thashë pse përmend SPAK-un?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.01.2022, 23:27

Mbrëmjen e sotme Rama ka komentuar në një emision televiziv audio-përgjimin e Erion Veliajt të publikuar pak ditë më parë nga FSHF, ku kryebashkiaku dëgjohej duke folur me një gjuhë rruge dhe banale. Rama tha se nuk kishte asnjë koment për këtë çështje dhe se qeveria është jashtë saj. Ai po ashtu tha se e kishte marrë në telefon Veliajn dhe e kishte pyetur pse e përmend SPAK-un.

Edi Rama:

Nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Qeveria është tërësisht jashtë kësaj çështjeje. Tani axhendën e emisionit tuaj nuk do ta bëj unë, por më shumë interes për shqiptarët do të ishte legalizimi i kanabisit, apo amnistia për kursimet e emigrantëve. Konflikti mes Bashkisë së Tiranës e FSHF-së nuk është në interes të njerëzve. Të gjitha përgjimet dalin nga konteksti, nuk i shoh, transformohen e…mora Veliajn ta pyes çfarë është kjo. Nuk po flasim për filma, kur del diçka me zë e me figurë që ti më jep lekë e unë marr lekë, nuk bëj dot sikur s’e shoh. Janë dy gjëra të ndryshme. Që po thoja, e mora Veliajn në telefon dhe më sqaroi për pozicionin e tij. Dhe i thashë ‘po SPAK për çfarë e përmend’ se SPAK-u nuk merret me një OJF, FSHF-ja është OJF dhe SPAK nuk merret fare. Unë e di që përgjimet transformohen se e kam provuar në kurrizin tim. Atje, çfarë i thoja unë atij dhe çfarë diskutohej në televizione.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit