Rama: Ne i kemi mësuar futbollin kinezëve, çuam Loro Boriçin atje

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.01.2022, 23:08

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Shqipëria e ka çuar futbollin në Kinë. Ai tregoi se legjendën e Kombëtares Shqiptare, Loro Boriçin, e çuan t’u mësojë futbollin kinezëve, por ata u larguan nga stërvitja sapo filloi shiu.

“E çuan Loro Boriçin t’u mësojë futbollin kinezëve, se ne e kemi çuar futbollin në Kinë. Është e vërtetë. Filloi stërvitja me kinezët dhe filloi shiu, kinezët të gjithë ia futën vrapit. “Ku vini”, u tha Loro. Filloi shiu, thanë ata. “Po shiu ka punën e tij, ne kemi punën tonë”. E thirrën Loron në Komitetin Qëndror, e falenderuan dhe e bënë slogan”- tha Rama.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit