Shëngjergj/ Të rinjtë rrezikojnë jetën gjatë spektaklit me “Land Rover” mbi liqenin e ngrirë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.01.2022, 22:45

Temperaturat e ulëta kanë bërë që në shumë zona liqenet të ngrijnë. Por kjo gjë është shfrytëzuar nga aventurierët dhe njerëzit e apasionuar pas adrenalinës, kërkimi i së cilës në fakt në disa raste mbart brenda edhe rreziqet e veta. Ditën e sotme publikuam një video të bërë në Dibër, ku një i ri shihej duke ecur me makinë mbi liqenin e ngrirë. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Shëngjergj, ku disa të rinj janë filmuar duke ecur me Land Rover mbi akullin e liqenit.

Megjithatë në një moment akulli s'e ka përballuar peshën dhe është çarë, duke bërë kështu që njëra nga makinat të fundoset në ujë në pjesën e prapme. Duhet theksuar se përtej kënaqësisë që shkaktojnë, rreziku nga këto aventura është gjithmonë i pranishëm dhe duhet të kihet kujdes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit