Big Market i Vullnet Sinajt rrezikon jetën e konsumatorëve, komposto me krimb brenda i neveritet qytetarit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.01.2022, 22:09

Janë të pafundme denoncimet e qytetarëve ndaj rrjetit Big Market të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Ankesat për ushqimet janë nga më të ndryshmet, duke nisur që nga produkte të mykura, pa etiketa si dhe ato të skaduara. Por edhe pse kjo gjë ndodh disa herë, krimi ushqimor (nëse mund ta quajmë kështu), i Vullnet Sinajt mesa duket vijon të mbetet i pahetuar nga instancat përkatëse.

Së fundmi një qytetar nga Vlora shkruan i skandalizuar se në komposton që ka blerë në Big Market ka gjetur një krimb brenda. "Pershendetje. Shkova ne Big Market ne Vlore ,per te bler nje composto dhe shiko cfar gjej ne vazo krimb .AKU duhet te beje kontrolle por kur mer parat nen dore. cdo gje shkon mire Flm"- shkruan qytetari.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit