Humbi jetën pasi banesa iu dogj/ 67-vjeçari nga Korça jetonte i vetëm në shtëpinë e fqinjit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.01.2022, 21:37

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen tragjike të 67-vjeçarit E.R në Korçë pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët. Mësohet se i moshuari ishte baba i katër fëmijëve dhe jetonte i vetëm në banesën e fqinjit të tij në lagjen Nr.5.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45, ku viktima dyshohet se humbi jetën për shkak të asfiksisë. Ora News raporton se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit