Rama emëron Endri Fugën “Kryeministër të Propagandës”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.01.2022, 22:27

“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, z. Endri Fuga, është emëruar me Urdhër të Kryeministrit nr.96, datë 29.9.2021 “Për emërim në detyrë. Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është zëdhënës i Këshillit të Ministrave,”-thuhet në vendim, përgjigja zyrtare e kryeministrisë për mediat.

Rama ka emëruar “ministër” të Agjencisë së Propagandës këshilltarin e tij Endri Fugën. Ky post drejtues në këtë institucion risi për këtë qeverisje i jep Fugës disa atribute.

AMI, do të luajë rol centralizues qeveri-publik. Kjo do të thotë që të gjithë zëdhënësit e ministrive, 61 të tillë dhe këshilltarë e punonjës të PR në kryeministri do të marrin urdhra nga Fuga dhe do të shkarkohen nga ai nëse më parë ishte privilegj i ministrave përkatës.

Në vijim të vendimeve në mbështetje të krijimit të agjencisë qeveria mori me qira zero të ambjenteve të Pallatit të Kongreseve të paktën 7 zyra dhe një sallë konferencash.

Ngritja dhe funksionimi i kësaj agjencie shihet nga shumë aktorë vendorë si një një legalizim i strukturës funksionuese të mëparshme të propagandës së qeverisë.

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e shprehjes kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë vendim të qeverisë shqiptare dhe i kanë kërkuar Bashkimit Evropian t’i bëjë presion qeverisë kundër krijimit të kësaj agjencie.

Në një deklaratë të publikuar në tetor 2021, gjashtë organizata ndërkombëtare e quajnë “shqetësuese” krijimin e agjencisë dhe e shohin atë si një hap drejt përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri.

“Organizatat tona ndajnë shqetësimet e shprehura nga kryeredaktorë të ndryshëm, organizata të shoqërisë civile dhe sindikatat e medias në Shqipëri që thonë se krijimi i Agjencisë, në vend që të përmirësojë aksesin e gazetarëve te informacioni publik, mund të bëjë saktësisht të kundërtën,” thuhet në deklaratën e firmosur nga Artikulli 19, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPU), OBC Transeuropa, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Free Press Unlimited.

Edhe Komisioni Europian ngriti shqetësimin e lirisë së medias në progres-raportin e fundit, kur theksohej se Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara për sa i përket lirisë së shprehjes.

Herën e fundit që Shqipëria ka pasur një ministri propagande ka qenë viti 2001, kur një nga qeveritë e drejtuara në atë kohë nga Pandeli Majko, kishte një ministër “për informacionin”.

Kjo agjenci do të ketë në strukturën e saj 61 punonjës, por kryeministria nuk i vuri në dispozicion BIRN-it, sipas kërkesës, emrat dhe pozicionet e tyre të punës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit