Elisa Spiropali thotë se i pëlqen kur e bëjnë MEME: Më bëjnë të qesh

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.01.2022, 18:39

Elisa Spiropali, ministrja e ditur e qeverisë e shpërblyer për punën e saj të palodhur krah kryeministrit Rama ndër vite, ka deklaruar në një emision televiziv se i pëlqejnë memet.

Rikujtojmë që ajo është bërë virale për gafat e saj si pasojë të leximit të tepërt dhe diturisë, si për shembull të të bërit Don Kishotin, personazh romantik të letërsisë shqipe.

Shpalosjen e paditurisë Spiropali nuk e ka përmendur, por thjesht faktin se i pëlqen kur e fotoshopojnë në MEME.

“Herë pas here më kanë zbavitur, sidomos disa prej tyre më kanë bërë të qesh. Tek njëra më kanë bërë si ‘Malificent’ dhe kam qeshur kur e pashë,”-deklaroi Spiropali ndër të tjera.

Diçka është e sigurt nga e gjithë kjo, pjesën më të madhe të memeve në rrjet Spiropali i ka të lidhura me kryeministrin dhe mbase kjo është arsyeja pse thellë thellë i pëlqejnë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit