Donaldi nxehet me Beniadën: Do të të zhvesh lakuriq!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.01.2022, 18:27

Donaldi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi ditën e djeshme në kuadër të një loje nga "Vëllai i Madh", ai ishte i detyruar që për 5 orë t'i thoshte "Po" çdo kërkese të banorëve. Në një moment Monika i tha me shaka se do e puthte në buzë, dhe i ndodhur në kushtet ku nuk mund të refuzonte, Donaldi e mori me sportivitet.

Mirëpo ditën e sotme Donaldi duket se është acaruar teksa ndodhej në kuzhinë. Në një moment Beniada i afrohet dhe i hedh një vezë në kokë, por ai s'e ka pritur mirë atë gjë. “Unë atë do ta zhvesh lakuriq, zotohem për këtë gjë”- tha thotë Donaldi në shenjë "hakmarrjeje". Në fakt Donaldi dhe Beniada kanë një raport të mirë me njëri-tjetrin dhe të dy shihen si konkurrentë për të shkuar në finale.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit