Salianji pasi piu kafe me Tigrin ia ngjit fajin Saliut: Rekord borxhi publik 30 vitet e fundit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.01.2022, 16:04

Ervin Salianji pas kafeve me Arben Ahmetajn ka nisur ditën e sotme ligjërimet nga Foltorja e Kuvendit, i shqetësuar për borxhin publik. Mbase këto llogari duhet t’ia kërkonte ish-ministrit të Financave, por totalisht e kundërta, në kafe me të shihej shumë miqësor.

“Rekord niveli i borxhit publik në 30 vitet e fundit, rekord negativ dhe marrja e tatëpjetës në perceptimin e publikut për përhapjen e korrupsionit,”-deklaroi ai.

Ndër të tjera, me guidë nga Ahmetaj, Salianji nuk ka harruar as të përmendë Sali Berishën, duke e quajtur përgjegjës për 30 vite për borxhin publik.

“Është nisur një betejë për një person që është shpallur non grata. Këta që janë përgjegjësit e 30 viteve dhe tani na shfaqen si shpëtimtarë,”-u shpreh ai për Berishën.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit