Qëlloi me armë punëtorin e lavazhit se nuk i lau makinën, arrestohet 43-vjeçari

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.01.2022, 14:59

Është arrestuar nga policia 43-vjeçari, i cili ka qëlluar me armë punëtorin e një lavazhi, pasi ky i fundit nuk i ka larë makinën, më datë 31 Dhjetor të vitit 2021.

Njoftimi i policisë:

Tentoi ta vriste me armë zjarri 36-vjeçarin, mesditën e datës 31.12.2021, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit