Greqi/ Rruga nuk ishte pastruar nga bora, tre burra tërheqin zvarrë arkivolin me të vdekurin brenda

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.01.2022, 14:46

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Greqi. Tre persona tërhoqën zvarrë një arkivol në dëborë duke përdorur një batanije, pasi rruga nuk ishte pastruar dhe gjithçka kishte ngrirë për shkak të motit të keq.

Videoja është postuar në Facebook, duke shkaktuar zemërim tek qytetarët. Tre burrat bëjnë përpjekje mbinjerëzore dhe rrëshqasin vetë mbi akull, duke u përpjekur të mbajnë arkivolin.

Qytetari që ka filmuar situatën shkruan:

Kisha nxjerrë qenin për shëtitje në zonën e varrezave të Zografou dhe papritmas shoh një arkivol përballë rrugës, në pjesën ku përfundon akulli. Ndalon një veturë, zbresin tre persona dhe e kapin arkivolin dhe e tërheqin zvarrë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit