Punonjësja e bashkisë i heq KEMP-in, gruaja e godet me bastun/ Policia shoqëron invaliden në komisariat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.01.2022, 15:08

Administrata si perceptim ka në thelb të vet militantë të punësuar që hanë nga taksat tona dhe kancerizojnë institucionet që supozohet t’u shërbejnë qytetarëve. Këta punonjës me sjelljet e tyre arrogante, burokracinë, e zvarritjen e ofrimit të shërbimeve për hallexhinjtë, jo vetëm janë përfaqësues të korrupsionit të nivelit më banal e deri tek ai i lartë, por edhe pasqyrë e kalbëzimit të sistemit.

Një ngjarje shembëlltyrë e asaj çfarë përshkruam më lart raportohet të ketë ndodhur në bashkinë e Delvinës.

Një 55-vjeçare është shoqëruar nga policia pasi ka goditur me shkop një punonjëse të përkrahjes sociale pasi kjo e fundit i hoqi pagesën e KEMP-it.

Gruaja e cila trajtohej me asistencë të veçantë për shkak të paaftësisë fizike, është njëkohësisht edhe e pastrehë. Ajo kishte mësuar se i kishin ndërprerë trajtimin me KEMP dhe ishte nisur drejt bashkisë për ta kundërshtuar këtë vendim.

Punonjësja nuk i kishte dhënë gruas argumenta të mjaftueshëm për arsyen pse kishte vendosur t’ia ndërpriste përkrahjen që merrte nga bashkia dhe kjo e fundit e ka goditur atë me bastun gjatë debatit.

Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit e kanë shoqëruar invaliden në Komiariatin e Policisë Delvinë pas ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit