“Narkoqeveri dhe narkoparlament”/ Sali Berisha nga Kuvendi: Më duket vetja si në parlamentin e Taxhikistanit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.01.2022, 13:12

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në Kuvend, ku ka thënë se i duket vetja sikur është në parlamentin e Taxhikistanit. Kjo për shkak se sipas tij, Rama merr udhëzime nga Beogradi dhe për pasojë i leverdis që të heshtë për barbarinë e Kremlinit.

Ai ka folur për situatën në Ukrainë, ndërsa ka thënë se të paktën fishekë dhe municione mund të dërgohen.

Më konkretisht, Sali Bersiha ka thënë:

Më duket vetja si në parlamentin e Taxhikistanit. Çfarë është kjo narkoqeveri dhe narkoparlament që nuk thotë asnjë fjalë të vetme. A rrihet këtu, jo nuk rrihet. Jam ktu të shpreh solidaritetin tim të plotë popullit ukrainas në emër të demokratëve, jam këtu për të ngritur zërin dhe për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit. Të paktën fishekë dhe municione mund tu dërgohen, por argati i Beogradit jo më kot hesht dhe pengu i tij. Nuk mundet këtu të dominojë Beogradi me udhëzimet e tij.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit