Ilir Vrenozi pas shoqërimit në polici: Më denoncoi Salianji, bir kthehu në shtëpi se po të përdorin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.01.2022, 12:00

Ilir Vrenozi, korçari i famshëm për shkak të reagimeve dhe qëndrimeve të tij me profil opozitar dhe qytetar ka reaguar ditën e sotme pas shoqërimit të tij në komisariatin e Korçës pasditen e djeshme.

Ai ka publikuar një fotografi në të cilën shihet Basha me demokratët e Korçës ku ndodhet edhe i biri Enri Vrenozi.

Ilir Vrenozi i ka kërkuar të birit që të kthehet në shtëpi, ndërsa ka theksuar se policia e ka shoqëruar pas denoncimit të Ervin Salianjit se do i hidhte vezë Bashës para takimit të sotëm.

Më konkretisht, Ilir Vrenozi tha:

O djali im, ne te njejten kohe qe une isha i shoqeruar ne polici sepse me denoncoi Salianji kompani se do godisja me veze Bashen, ti rri ngre gishtat me keta, me keta qe hedhin gaz mbi babane tend dhe e shoqerojne 4 ore ne Polici.
O djali im, se kupton qe ata po te perdorin… ke tre dite qe ske ardhur ne shtepi… a vella mos te kane bere ndonje vaksine mo bir.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit