Iu shembën banesat, banorët e “5 Majit” protestojnë përpara Kuvendit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.01.2022, 10:49

Banorët e 5 Majit janë mbledhur këtë mëngjes në protestë përpara Kuvendit. Qytetarët kanë kërkuar që të bllokojnë rrugën kryesore në shenjë proteste, por janë ndaluar nga policia.

Ata janë duke protestuar me pankarta në duar përpara hyrjes, ndërsa kërkojnë transparencë për procesin e shembjes së shtëpive të tyre.

“Kam ardhur për të mbrojtur shtëpinë time, atje më keni marrë zvarrë, po këtu pse nuk na lini që të protestojmë.”-tha një qytetar.

Ndërkohë, një tjetër është shprehur:

Nuk kemi ardhur për të kapur deputetët, ata mund t’i kapim kur të duam, kemi 30 vite që paguajmë taksa, dhe ju paguheni me taksat tona.

“Ne kemi 30 vite që jemi aty, pse nuk erdhi një njeri që të na thoshte nga Bashkia mos e vazhdoni ndërtimin, sepse jeni jashtë ligjit. Ku ishin këta kur ne e ndërtonim shtëpinë.”-ka shtuar një prej banorëve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit