Grupi i shpëtimit e kërkonte në borë, çobani gjendet duke pirë raki pranë sobës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.01.2022, 15:17

Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht qesharake është regjistruar në Lasithi të Greqisë, ku një çoban për të cilin u ngrit një operacion shpëtimi, pasi gruaja e tij nuk mund të kontaktonte me të dhe ishte e shqetësuar, u gjet duke u ngrohur pranë sobës.

Sipas mediave greke 60-vjeçari mbeti i befasuar, kur pa grupin e shpëtimit teksa kërkonte në borë, ndërsa ai ishte në “të nxehtë” pranë sobës duke pirë raki.

Pyetjes së çobanit se çfarë ndodhi, iu përgjigj bashkëshortja e cila nuk e gjente dot në celular pasi nuk kapte sinjal. Por, 60-vjeçari vetëm në rrezik që nuk ishte. Ai kishte krijuar një mjedis “ideal” me sobë, ndërsa konsumonte djath dhe pinte raki, që i mjaftonte derisa të kalonte stuhia e borës.

Burimi: www.daynight.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit