Nuk kishte para për të paguar taksinë, 29-vjeçari lë vajzën e tij si “kolateral” dhe zhduket

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.01.2022, 10:38

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Bratsk të Rusisë, ku një 29-vjeçar për shkak se nuk ishte në gjendje të paguante një taksi i la shoferit vajzën e tij 1 vjeçe e gjysmë si "kolateral".

Sipas shoferit, pasagjeri ka qenë i dehur, ndërsa e ka trajtuar normalisht fëmijën, por në fund nuk është kthyer më për vajzën.

Sa kushton taksia për në shtëpi - Albinfo

Shoferi, i identifikuar si Konstantini priti kthimin e babait të foshnjës për rreth 40 minuta, por fëmija nisi të qajë. Pas kësaj taksisti u përpoq të telefononte në numrin nga i cili ishte porositur taksia.

Mirëpo atij iu përgjigj një vajzë e cila nuk ishte në dijeni të situatës. Shoferi e ka çuar fëmijën në polici, ku ka dëshmuar për ngjarjen.

A resident of Bratsk left his daughter "as a pledge" to a taxi driver - and did  not return - 247 News Agency

Në polici taksisti tregoi se në momentin e zhdukjes së pasagjerit, ky i fundit I kishte borxh 450 rubla dhe duke marrë parasysh pritjen dhe rrugën e re për në komisariat, shuma arrinte në rreth 1500 rubla.

Ndaj prindërve u hartua një protokoll administrativ me nenin “Mospërmbushje e detyrimeve për mbajtjen dhe edukimin e të miturve”.

Burimi:247newsagency.com | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit