31-vjeçari ka nevojë për transplant në zemër, spitali nuk pranon: Pacienti nuk është i vaksinuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.01.2022, 10:13

Një spital amerikan ka refuzuar një pacient për një transplant zemre sepse ai nuk është i vaksinuar kundër Covid-19. Po, mirë e lexuat.

DJ Ferguson, 31 vjeç ka nevojë të madhe për një zemër të re, por “Brigham and Ëomen's Hospital” në Boston e hoqi atë nga lista e tyre për shkak se i riu nuk është i vaksinuar.

Spitali tha se po ndiqte “politikën e spitalit”.

Man reportedly denied heart transplant because he's unvaccinated | KECI

“Duke pasur parasysh mungesën e organeve në dispozicion, ne bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që një pacient që merr një organ të transplantuar të ketë shanset më të mëdha për të mbijetuar.”- tha spitali në një deklaratë.

Ndërkohë, një zëdhënës tha se spitali kërkon vaksinën Covid-19 për të krijuar shansin më të mirë për një operacion të suksesshëm dhe për të optimizuar mbijetesën e pacientit pas transplantimit.

Burimi: www.bbc.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit