Shkon të blejë akullore pa “Green Pass”, 88-vjeçari i nxjerr pistoletën rojes që nuk e la të hynte

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.01.2022, 21:17

Një 88-vjeçar shkoi për të blerë akullore, por kur toja i kërkoi t’i tregonte “Green Pass”, ai nxori një armë dhe ia drejtoi atij, duke kërkuar të hynte brenda. Ngjarja ndodhi në Casoria (Napoli). Pas disa çastesh tensioni, burri ndryshoi mendje dhe u largua. Më pas ai u denoncua për kërcënim të rëndë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Pas ngjarjes, roja ka lajmëruar menjëherë policinë. Falë përshkrimit të bërë, karabinierët identifikuan të moshuarin, i cili u gjurmua deri në shtëpinë e tij.

Pas një rezistence të ashpër, gjatë së cilës burri nuk pranoi të hapte derën, karabinierët thyen derën dhe më pas konfiskuan një pistoletë metalike.

Burimi: TGCOM24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit