Berberi i ARRSH “i pret paratë me gërshërë”, 9 milionë euro firmës ALBAVIA ndonëse 3 të tjerë ofruan më pak

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.01.2022, 20:47

Evis Berberi është aktualisht drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i njohur shkurt si ARRSH. Ndonëse ka pak kohë në krye të kësaj detyre, duket se nuk e ka aspak problem të vazhdojë “trashëgiminë” e Ergys Verdhos përsa i përket tenderave të dyshimtë, të denjë për SPAK. Berberi, njëkohësisht vartës i Belinda Ballukut, duket se di ta përdorë mirë gërshërën. Jo për të qethur njerëzit ashtu siç ka mbiemrin, por për të “qethur” buxhetin e shtetit. Berberi del në fakt se e paska edhe dorën të rëndë pasi ka dhënë “me një dorë” mbi 9 milion euro me TVSH për plotësim punimesh në Unazën Lindore të Tiranës.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-12437-11-22-2021 dhe me objekt “Plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore, Loti 2”. Fondi limit i kësaj procedure është 990,593,898 lekë të reja pa TVSH ose 1,188,712,677 lekë të reja me TVSH. E konvertuar në euro, kjo shifër shkon mbi 9 milion euro. Nëse studiojmë dokumentacionin përkatës të kësaj procedure prokurimi, do të shohim se kanë marrë pjesë 7 konkurrues. Nga këta fituese është shpallur firma ALBAVIA në pronësi të shtetasve Hasan Hafizi dhe Shkëlqim Rakipaj me ofertë 948.818.251 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1,138,581,901 lekë të reja me TVSH.

Por nëse bëjmë krahasimet me ofertat e konkurrentëve të tjerë shohim se ka të paktën 3 firma të tjera të cilat kanë ofruar vlera më të vogla se sa fituesi. Kështu përshembull, diferenca mes fituesit dhe firmës që ka ofruar vlerën më të vogël është jo pak por rreth 2 milion euro nëse llogarisim edhe TVSH. Pra në rastin më të mirë buxhetit të shtetit i janë shkaktuar të paktën 2 milion euro dëm ekonomik. Është e lëhtë për t’u marrë me mend se ku mund të kenë përfunduar këto para. Mjafton të përmendet se vlera fituese e kompanisë ALBAVIA është sa 95.8% e vlerës së fondit limit. Të gjitha sa më sipër do të mjaftonin që SPAK të fillonte menjëherë hetimet, por siç dihet, kjo nuk ka për të ndodhur ndonjëherë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit