Vetëm 22 muajsh/ Vogëlushi merr telefonin e nënës dhe porosit mobilje rreth 1,600 euro

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2022, 14:49

Një foshnje nga New Jersey duke luajtur me telefonin e nënës së tij, ka blerë padashje mobilje me vlerë rreth 1,600 euro. Po mirë e lexuat. Vogëlushi vetëm 22 muajsh preku padashje disa butona duke blerë mobilje të ndryshme për shtëpinë.

Fëmija kishte bërë porosi për karrige, stenda me lule dhe sende shtesë shtëpiake.

“Duke marrë parasysh që të gjitha fjalëkalimet gruaja i kishte të ruajtura në mënyrë automatike, cuni ka shtypur butonat padashje dhe ka blerë mobiljet.”-tha babai i vogëlushit Pramod Kumar.

Por, nëna e cila quhet Madhu zgjodhi të shohë anën qesharake të gjithë çështjes, duke thënë për mediat e huaja:

Ai është kaq i vogël, i lezetshëm dhe ne po qeshim me porositë që ka bërë. Është vërtet e vështirë të besohet se ai e ka bërë këtë, por ja që ndodhi.

Familja ka vendosur që mobiljet të kthehen, ndërsa kompania ka pranuar dhe do t’i kthejë atyre lekët.

Burimi: www.washingtonpost.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit