Gjeti një defekt në sistem, 19-vjeçari “hack-on” disa makina Tesla dhe i merr nën kontroll

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.01.2022, 22:18

Makinat elektrike Tesla janë të njohura në të gjithë botën dhe lajmet kanë vënë në dyshim sigurinë e një sistemi të avancuar teknologjik: një djalë 19-vjeçar gjeti një defekt në sistem dhe arriti të hakojë rreth 20 makina Tesla, duke marrë kontrollin e tyre.

Si ka mundësi që një djalë ka arritur të hyjë në një sistem kompleks? Djali quhet David Colombo, ai është vetëm 19 vjeç dhe është një konsulent për sigurinë kibernetike. Rastësisht, ai zbuloi një dobësi në sistem në dhjetëra makina Tesla që ndodheshin në Gjermani, Belgjikë, Finlandë, Danimarkë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Kinë.

Çfarë është kjo dobësi? Një program i veçantë softuerik ekspozoi aksidentalisht të dhënat e automjetit Tesla, madje duke treguar vendndodhjen e tyre. Ky softuer, megjithatë, nuk është projektuar nga Tesla, por është në pronësi të një kompanie të tretë të panjohur aktualisht. Duke pasur akses në këtë softuer, David ishte në gjendje ta hakonte atë dhe të merrte kontrollin e makinave, duke pasur mundësinë të çaktivizonte funksionet e sigurisë, të hapte dhe mbyllte dyert, të rriste volumin e makinave, të binte borinë dhe më shumë.

Burimi: CURIOCTOPUS | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit