Plasin tenderat korruptivë të shëndetësisë te Trauma, Edlira Bode i përkëdhel xhepin Ilir Shehut

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 22:49

Tenderat e Shëndetëtësisë tek QSUT i janë lënë në duar të sigurta ish-kunatës së Ramës Albana Ficos, ndërsa ato te Trauma i janë lënë në duart të sigurta Edlira Bodes, ish-deputetes së PS.

Kjo për arsyen se kjo drejtoreshë veçse me gjeste, di të ledhatojë klientët e saj në Shëndetësi edhe me miliarda publike.

Një çudi e vërtetë ka ndodhur me një tender të fundit të këtij institucioni. Bode i ka përkëdhelur xhepin Ilir Shehut të MEDICAMENTAS me 45 MLN Lekë.

Në tenderin e shënuar me FLAMUR TË KUQ për Skualifikimin e të gjithë operatorëve konkurrues vec fituesit, diferenca mes Fondit Limit dhe Ofertës Fituese është 600 Mijë Lekë të vjetra.

Nga gara janë skualifikuar 5 operatorë: MEGAPHARMA e Petrit Vasilit, Delta Pharma e Eduart Curraj, EDNA Farma, Rejsi Farma dhe Luviv. Dy të parat kanë dhënë ofertë ekonomike sa për t’u tallur, ndërsa grupi i dytë ka njoftuar tërheqjen elektronikisht nga procedura e prokurimit publik.

Ky tender me pjesëmarrje të dyshimtë duket sikur i është falur Shehut. Nuk janë pak por 45 MLN nga taksat tona që i hyjnë në xhep oligarkut. Kompania është 40% në pronësi të tij dhe 60% të një pronareje italiane për të cilët së shpejti do publikojmë fijet me qeverinë dhe përfshirjen në tenderat e Shëndetësisë.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2022 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit