Përfshihet nga flakët një spital në Budapest/ Humb jetën 1 person, plagosen rëndë dy të tjerë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.01.2022, 17:02

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur, pasi një zjarr shpërtheu në një spital në Budapest. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa zëdhënësja Angelika Molnar tha se shërbimet e urgjencës po hetojnë arsyet e zjarrit.

Ndër të tjera, në artikullin e publikuar nga mediat e huaja thuhet se flakët filluan në një vend prej 5 metrash katrorë në katin e parë dhe më pas u përhapën në një dhomë tjetër, ndërsa tymi përfshiu zonën përreth.

Ndërkohë, stafi transferoi 56 pacientë në njësi të tjera.

Burimi: www.reuters.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit