Stuhi reagimesh në Belgjikë, pas videos që tregon efektivët e policisë duke dhunuar një 14-vjeçare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.01.2022, 13:03

Autoritetet e Ostendës kanë nisur hetimet për dhunën e ushtruar nga dy punonjës policie ndaj një vajze 14-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes së kaluar, ndërsa është bërë me dije tashmë. Në videon që ilustrohet në vijim, shihen dy policë duke imobilizuar vajzën në tokë, ndërsa njëri prej tyre e godet me shuplakë dhe grushte.

Sipas shefit të policisë Philip Kersteker, arrestimi i 14-vjeçares lidhet me “çëshjte familjare”. Mirëpo, për faktin se 14-vjeçarja është e mitur, ai tha se nuk do të hyjë në detaje, ndërsa theksoi se do të hetohen si pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit edhe ato që kanë regjistruar kamerat e policisë.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit