Aksident i frikshëm, makina bie nga ura dhe përfundon në mes të autostradës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.01.2022, 11:28

Një aksident i rëndë është regjistruar në Angli, ku një makinë ka rënë nga ura dhe ka përfunduar në mes të autostradës. Sipas mediave të huaja, drejtuesi i automjetit ka mundur të dali nga makina pa plagë të rënda, ndërsa pasagjerja është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka arrestuar një burrë rreth të 30-ave në vendngjarje, me dyshimin se kishte shkaktuar lëndime të rënda nga drejtimi i rrezikshëm.

Burimi: www.thesun.co.ukPërktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit