20-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasje ekstradohet në Britaninë e Madhe

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.01.2022, 19:31

Një shqiptar i kërkuar si i dyshuar për vrasje është ekstraduar në Britaninë e Madhe. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Gledis Mehalla, 20 vjeç. Ky i fundit akuzohet së bashku me shtatë të tjerë për vrasjen e Tomasz Waga, 23 vjeç.

Kujtojmë se trupi i pajetë i Tomasz Waga u gjet në Westville Road, Penylan. Policia e Uellsit lëshoi një kërkesë arresti për Mehalla nën dyshimin për vrasje dhe lëndim të rëndë trupor dhe ai u arrestua nga autoritetet shqiptare më 2 tetor 2021.

Home Office lëshoi një kërkesë ekstradimi e cila u urdhërua nga një gjykatë shqiptare në nëntor të vitit 2021. Ai u ekstradua ditën e djeshme më datë 20 janar dhe do të dalë përpara Gjykatës të hënën më 24 janar.

Dy të tjerë janë ende në kërkim në lidhje me vdekjen e Waga, ata janë Artan Pelluci, 29 vjeç dhe Elidon Elezi, 22 vjeç.

Burimi: www.bbc.com/ Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit