Gruaja gjen një gozhdë të ndryshkur në byrekun për mëngjes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2022, 16:06

Shumë njerëz për shkak të punës dhe axhendës së tyre të limituar zgjedhin që mëngjesin ta konsumojnë në lëvizje me diçka të shpejtë të blerë në dyqan. Por nuk është aspak e këndshme kur te mëngjesi që po konsumon gjen një gozhdë të ndryshkur për të cilën as nuk e di se si ka përfunduar aty. Rosie Collington ndau në Twitter disa foto të mëngjesit të saj nga "Pret A Manger" bashkë me një gozhde të ndryshkur në mes. Ajo shkroi në Twitter:

Nuk jam e sigurt se si duhet të ndihem për faktin se gjeta një gozhdë të ndryshkur në mëngjesin tim nga "Pret". Mendoj se është një kujtesë se ku bëhen këto gjëra.

Menaxherët e rrjetit "Pret A Manger" e kontaktuan atë dhe i kërkuan më shumë informacione në lidhje me dyqanin se ku e kishte blerë byrekun e saj për mëngjes.

Burimi:unilad Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit