Hëngri sushi si e babëzitur në restorant, vajza përfundon në spital

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.01.2022, 20:35

Një vajzë që mori pjesë në një bufe sushi të tipit “hani gjithçka që mundni”, përfundoi me një udhëtim në spital. Danielle Shapiro, 24 vjeç, shkoi për një bufe sushi me vlerë 50 dollarë për kokë në Kaliforni, ku darkuesit mund të hanin ushqim sa u pëlqente pa limit.

Danielle donte t’i nxirrte paratë “kokërr më kokërr” kështu që hëngri 32 rrotulla sushi, katër gjioza, një tas me fasule edamame, dy jalapeño dhe një tas me supë miso. Por pasojat e veprimeve të saj u ndjenë shpejt pasi ajo u zgjua me dhimbje të forta stomaku të nesërmen. E gjora Danielle përfundoi duke shkuar në spital ku i thanë se kishte sëmundje të refluksit gastroezofageal – e cila ndodh kur acidi i stomakut rrjedh përsëri në ezofag.

Burimi: LADBIBLE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit