Shkencëtarët kinezë ndërtojnë hënën artificiale

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.01.2022, 22:03

Shkencëtarët kinezë kanë ndërtuar një strukturë kërkimore të "hënës artificiale" që do t'u mundësojë atyre të simulojnë mjedise me gravitet të ulët duke përdorur magnetizmin. Objekti do të përdorë fusha të fuqishme magnetike brenda një dhome vakumi me diametër 60 centimetra për të bërë që graviteti të "zhduket". Shkencëtarët u frymëzuan nga një eksperiment i mëparshëm, në të cilin përdorën një magnet për të ngritur lart një bretkosë.

Li Ruilin, një inxhinier gjeoteknik në Universitetin e Minierave dhe Teknologjisë në Kinë, i tha South China Morning Post se dhoma, e cila do të mbushet me gurë dhe pluhur për të imituar sipërfaqen hënore, është "e para e llojit të saj në botë" dhe se mund të ruajë kushte të tilla të gravitetit të ulët për "për aq kohë sa të doni".

Shkencëtarët planifikojnë ta përdorin objektin për të testuar teknologjinë në mjedise me gravitet të ulët përpara se të dërgohet në Hënë, ku graviteti është vetëm një e gjashta e fuqisë sëtij në Tokë. Kjo do t'i lejojë ata të kuptojnë çdo ndryshim të kushtueshëm teknik, si dhe të testojnë nëse struktura të caktuara do të mbijetojnë në sipërfaqen e Hënës dhe të vlerësojnë qëndrueshmërinë e një vendbanimi njerëzor atje.

"Disa eksperimente, të tilla si një test ndikimi, kanë nevojë për vetëm disa sekonda në simulator. Por të tjerat, të tilla si testimi i zvarritjes, mund të zgjasin disa ditë." Një test zvarritje mat se sa do të deformohet një material nën një temperaturë dhe presion konstant"-tha më tej Li.

Burimi: livesicience | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit