Një 37-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka rënë nga kati i dytë i një pallati në Fier. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas raportimeve në media, thuhet se ai është në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak/ Mbrëmjen e sotme, në lagjen "16 Prilli", Fier, dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi A. M., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.