Zbulohet “shtëpia e barit” me mbi 200 rrënjë kanabis në Shkodër, në pranga pronari

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.01.2022, 20:14

Policia e Shkodrës ka finalizuar aksionin për goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike. Ora News ka publikuar foto nga banesa ku ishte mbjellë droga, e cila ishte në fazën përfundimtare. Kushtet për rritjen e kanabisit ishin përshtatur dhe mjetet e përdorura janë importuar nga jashtë. Bëhet me dije se në këtë banesë janë sekuestruar mbi 200 bimë lëndë narkotike. Po ashtu është arrestuar edhe pronari i shtëpisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit