Karteli më vdekjeprurës meksikan shpik mënyrën e re për të vrarë rivalët, i bombardon me dron nga ajri

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.01.2022, 17:01

Ky është momenti rrëqethës kur karteli më vdekjeprurës i Meksikës supozohet se hodhi një bombë nga një dron në një kamp rival në një luftë të re në terren. Pamjet e tmerrshme në video tregojnë njerëz që ikin për të shpëtuar jetën e tyre pas sulmit të supozuar të anëtarëve të Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco në një kamp pyjor.

Ngritja e pamëshirshme e kartelit të përgjakshëm drejt dominimit në Meksikë ka lënë pas një histori të tmerrshme trupash – duke i shkulur zemrat e viktimave, duke i tretur trupat e tyre në fuçi me acid dhe madje duke synuar gratë shtatzëna.

Sipas raporteve lokale, karteli tani ka bombarduar të paktën dy qytete në qytetin e Tepalcatepec. Banda thuhet se filloi të sulmonte qytetet El Bejuco dhe La Romera të hënën në mëngjes në një përpjekje brutale për të marrë kontrollin e qytetit. Karteli i armatosur rëndë i shtoi sulmet të martën dhe u fut me dronë, duke hedhur një seri bombash në një kamp rival.

Pamjet shqetësuese të shpërndara në internet tregojnë një tendë blu në një zonë pyjore duke u bombarduar vazhdimisht ndërsa dhjetëra njerëz nxitojnë t'i shpëtojnë sulmit. Një luftë e përgjakshme ka shpërthyer midis grupeve rivale në Meksikë për kontrollin e tregjeve të drogës, duke shtuar dhunën që ka torturuar vendin prej vitesh. I themeluar në vitin 2009, Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco tani konsiderohet karteli më i rrezikshëm dhe më i fuqishëm në Meksikë.

Burimi: NYPOST | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit