Vajza e zhveshur hedh objekte nga ballkoni, dëmtohen makinat dhe frikësohen kalimtarët

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.01.2022, 20:25

Momente paniku mëngjesin e sotëm në qendër të Katanias, Itali, ku një grua pasi doli e zhveshur në ballkonin e shtëpisë së saj filloi të hedhë të gjitha llojet e objekteve në rrugë, duke detyruar autoritetet të mbyllin dhe bllokojnë rrugën. Episodi ndodhi në qendrën Via Etna ku kalimtarët dhe banorët duhet të shmangnin me kujdes kalimin e rrugës për të mos rrezikuar të goditeshin. Krahas veshjeve të çdo lloji, në fakt, nga kati i tretë i një pallati të zonës, në tokë kanë rënë edhe sende si vazo dhe orendi. Skena tërhoqi vëmendjen e dhjetëra personave dhe pjesës më të madhe të banorëve të zonës të cilët kanë lajmëruar policinë.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit