Ngordh miu “hero” i nderuar me medalje ari, për nuhatjen e mbi 100 minave tokësore

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.01.2022, 15:31

Magawa, miu i famshëm i minave, i cili u nderua me një medalje ari për heroizmin e tij, ka ngordhur në moshën 8-vjeçare. Sipas mediave të huaja, në një “karrierë “ pesëvjeçare brejtësi nuhati mbi 100 mina tokësore dhe eksplozivë të tjerë në Kamboxhia.

Magawa ishte miu më i suksesshëm i trajnuar nga shoqata bamirëse belge Apopo për të paralajmëruar punonjësit për minat, në mënyrë që ato të hiqen në mënyrë të sigurt. Organizata bamirëse tha se miu gjigant afrikan "u nda nga jeta në mënyrë paqësore" në fundjavë.

Magawa the rat retires after years of mine-sniffing in Cambodia | News | DW | 05.06.2021

Ai tha se Magawa ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe "kaloi pjesën më të madhe të javës së kaluar duke luajtur me entuziazmin e tij të zakonshëm". Por nga fundjava ai “ngadalësoi ritmin”, ndërsa hante më pak ushqim ditët e tij të fundit.

Ai peshonte 1.2 kg dhe ishte 70 cm i gjatë. Ndër të tjera, raportohet se ishte më i madh se shumë specie të tjera të minjve.

Burimi: www.bbc.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Magawa the mine-sniffing rat ends career in Cambodia on a high | Animals |  The Guardian

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit