Dëborë ‘vdekjeprurëse’ në Pakistan/ 21 të vdekur, mes tyre 10 fëmijë! 6 të ngrirë brenda makinave

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.01.2022, 12:03

Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi bora e madhe i ka bllokuar në automjetet e tyre në veri të Pakistanit.

Rreth 1,000 automjete u bllokuan pasi turistët e mundshëm thuhet se nxituan për të parë reshjet e dëborës dimërore në qytetin Murree në majë të kodrës.

Punonjësit e shpëtimit ndihmojnë njerëzit të ikin nga makinat e tyre

Një polic, gruaja e tij dhe gjashtë fëmijët e tyre, si dhe një familje tjetër me pesë anëtarë, janë midis të vdekurve, sipas shërbimeve lokale të urgjencës Rescue 1122. Ushtria thotë se ka shpëtuar më shumë se 300 njerëz të bllokuar nga bora.

Një zëdhënës i ushtrisë shtoi se qindra makina kishin filluar gjithashtu të pastrojnë rrugët që të çojnë në Murree.

Në mesin e atyre që humbën jetën ishin 10 fëmijë, sipas shërbimeve të urgjencës. Policia tha se të paktën gjashtë ishin ngrirë për vdekje në makinat e tyre.

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit