Dhuratat e qeverisë Rama në Vit të Ri për oligarkët/ 22 Miliard Lekë Pëllumb Salillarit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.01.2022, 20:43

Pasi me vendim të Këshillit të Ministrave u finalizua koncesioni Thumanë-Kashar nëpërmjet të cilit oligarku Bashkim Ulaj do të përfitojë 450 MLN Euro, pa gjë nuk ka mbetur as Pëllumb Salillari. Në një tender në mes të Dhjetorit, oligarku që Rama e puth në ballë, ka përfituar mbi 22 MLD Lekë pa TVSH nga Evis Berberi i ARRSH për procedurën e prokurimit publik: “Plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”.

EVIS BERBERI, ARRSH

Si për ironi, në garë ka marrë pjesë edhe Bashkim Ulaj me kompaninë e tij GENER 2, por duke qenë se ai është i pangopur dhe titullarët e Ramës e kanë hapur thesin e parave publike për të gjithë për festa, padiskutim që ky tender i majmë do i jepej Salllarit.

Procedura e prokurimit publik është shënuar me FLAMUR TË KUQ për Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kompania e Ulajt është skualifikuar pasi nuk ka plotësua rnjë kriter specifik në tender që bën fjalë për mosplotësimin e pikës që parashikon se OE duhet të ketë kryer punë të ngjashme më parë gjatë 5 viteve të fundit dokumente të cilat oligarku nuk ka i ka paraqitur.

Buxheti i Shtetit është ndarë në thela të mëdha bakllavaje për oligarkët e Ramës për muajin e fundit të vitit dhe me paratë e popullit shërbetosen ëmbël “kokat”. Nëse po shqetësoheni se nga është zhdukur SPAK, me siguri prokurorët nga të cilët nuk duhet të presim revolucion do jenë duke zgjedhur tux-in e radhës me të cilin do paraqiten në mbrëmjen gala të qeverisë Rama për fundvit.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit