U përpoq të mashtronte mjekët/ 50-vjeçari paraqitet në qendrën e vaksinimit me krah të rremë silikoni

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 03.12.2021, 01:45

Një 50-vjeçar nga Biella, Itali, u paraqit në një qendër vaksinimi me një krah të rremë silikoni. Qëllimi i tij ishte të mashtronte mjekët për të marrë Green Pass. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishte planifikuar ai, ndonëse aplikimi i silikonit ishte shumë i ngjashëm me lëkurën e vërtetë. Gjatë procesit, një punonjës vuri re se ngjyra e lëkurës nuk i ngjante asaj normales.

Më pas ai i kërkoi 50-vjeçarit që të zbulonte krahun dhe aty u kuptua mashtrimi i tij. "Rasti në fjalë ka nocion shakaje por nga ana tjetër nuk mund të themi që nuk kemi të bëjmë me një problem serioz, të rëndë dhe të papranueshëm përballë sakrificës ndaj pandemisë, e cila po 'sigurohet' që të paguajë gjithë komuniteti ynë, për sa i përket jetëve njerëzore si dhe kostove sociale dhe ekonomike"- theksuan presidenti i Rajonit të Piemontes Alberto Cirio dhe këshilltari për shëndetësisë Luigi Genesio Icardi.

Burimi: tgcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit