Shefi i Pfizer: Do të na duhet të vaksinohemi çdo vit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 03.12.2021, 01:07

CEO i Pfizer Albert Bourla ka deklaruar se ka të ngjarë që njerëzit të vaksinohen çdo vit, për shkak se vaksina e ka efektin 12 muaj. Bourla tha se vaksinimet vjetore mund të rrisin imunitetin e popullatës, duke shtuar se kompania e tij tashmë po punon për variantin Omicron që është shfaqur së fundmi në Afrikën e Jugut dhe ka filluar të përhapet edhe në disa shtete të botës.

Nuk mund të them me saktësi se sa do të zgjasë imuniteti nga doza e tretë. Bazuar në atë që kemi parë deri më tani, besoj se do të jetë i nevojshëm çdo vit vaksinimi kundër Covid për të ruajtur një nivel të lartë mbrojtjeje”- tha Bourla.

Nuk është ende e qartë nëse vaksinat do të duhet të modifikohen çdo vit për variante të reja, siç ndodh me vaksinën vjetore të gripit. Në tetor, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara miratoi vaksinën e Pfizer për moshat pesë deri në 11 vjeç. Bourla tha se imunizimi i kësaj grupmoshe në MB dhe Europë do të ishte një ide shumë e mirë.

Albert Bourla

Burimi: irishtimes.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit