Ramush Haradinaj: Shkova të hiqja kufirin me Shqipërinë, Sandër Lleshi m’u lut të mos e bëja!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 03.12.2021, 00:22

Një nga çështjet e shumë diskutuara gjeopolitike është dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, për të cilën ka argumente pro dhe kundër një "prejekti" të tillë. Në lidhje me këtë, ka folur edhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ai ka deklaruar se ishte nisur të heqë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por e kishte ndaluar ish-mininstri i Brendshëm Sandër Lleshi.

Ky i fundit i kishte thënë Haradinajt se po të hiqej kufiri me Kosovën, Shqipëria do humbiste të drejtën e udhëtimit pa viza në vendet e Bashkimit Europian, raporton Gazeta Express.

“Me Shqipërinë duhet bashkëpunim konkret. Të ikim kësaj idesë që të shkojmë t’i bëjmë disa lajme me një takim. Kufiri do të mbetet aty. A e dini pse nuk hiqet. Kam shkuar me bagera me hek, ka ardhur Sandër Lleshi më ka thënë të lutem kryeministër mos na bëj këtë. E pyeta pse? Sepse më tha se na ndalin liberalizimin dhe na ngujojnë përsëri. Nëse e do këtë atëherë vazhdo. Andaj ka mbetur ajo pikë kufitare aty. Kur kam dashur të dërgoj ushtrinë në Thumanë kur ndodhi tërmeti, vetëm unë e di sa dokumente i kam nënshkruar dhe procedurat burokratike. Marrëveshje të përbashkët kanë edhe shtete krejt të ndryshme. Duhet t’i lëmë folkloret. Të punojmë që të bashkohemi më shumë mes vete"- tha Haradnaj për mediat kosovare.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit