E bujshme në Itali! Kapet një 27-vjeçar shqiptar me 1.5 milionë € kokainë të fshehur në furgon

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.12.2021, 21:36

Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë sot në La Spezia, Liguria të Italisë. Ai u kap me 6 kg kokainë të cilën e kishte fshehur brenda një furgoni me targa spanjolle. Në fakt policia e ndaloi për një kontroll rutinë, por nervozizmi që shfaqi 27-vjeçari ngriti dyshime tek efektivët e policisë, të cilët nisën të kontrollonin me "themel".

Kokaina ishte e ndarë në 19 pako dhe vlera e saj përllogaritej deri në 1.5 milionë euro, nëse do të shitej në treg. Autoritetet italiane vijojnë hetimet në lidhje me aktivitetin e shqiptarit të arrestuar me qëllim zbulimin e ndonjë rrjeti të mundshëm kriminal.

Burimi: lanazione.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit