Pfizer padit punonjësen që i vodhi dokumentet për vaksinën dhe ia mbathi nga kompania

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.11.2021, 13:42

Pfizer ka paditur një nga punonjëset e saj pasi dyshohet se ajo vodhi mijëra dosje dhe dokumente të rëndësishme të kompanisë, disa prej të cilave përfshinin informacione në lidhje me vaksinën Covid-19. Ajo akuzohet për ngarkimin e mbi 12,000 skedarëve në pajisjet e saj personale nga një laptop i lëshuar nga kompania pa leje. Pfizer tha se beson se Li-së iu ofrua një punë nga njëri prej konkurrentëve të saj, "Xencor Inc", një kompani biofarmaceutike.

Dokumentet e vjedhura kanë të bëjnë me vaksina të shumta Pfizer, ilaçe dhe inovacione të tjera, duke përfshirë të dhëna të fshehta lidhur me vaksinën e saj Covid-19. Kompania e barnave Pfizer pretendoi se Li u përpoq ta mashtronte atë kur ata u përballën me të për këtë çështje. Një gjykatës i qarkut të SHBA urdhëroi një bllokim të përkohshëm të martën, duke e ndaluar Li nga përdorimi i ndonjë prej sekreteve tregtare të Pfizer, sipas Reuters.

Burimi: Forbes | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit