Aksident i rëndë në Durrës! Efektivi i policisë përplas me makinë një 3-vjeçar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2021, 13:14

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Durrës, ku një punonjës policie duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar. Fëmija i mitur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit