Motori me katër rrota hipën në trotuar dhe tërheq zvarrë kalimtarin në Berat, dy të plagosur rëndë nisen drejt Traumës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2021, 13:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, në lagjen "Çelepias". Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se një motomjet me 4 rrota ka humbur kontrollin dhe ka hipur mbi trotuar duke tërhequr zvarrë një kalimtar. Drejtuesi i motomjetit ka qenë duke lëvizur me shumë shpejtësi dhe si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë: kalimtari Fejzi Skurrani dhe vetë drejtuesi shtetasi Shkëlqim Plakalliu.

Dy të plagosurit janë nisur me urgjencë në spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të plagëve të shumta dhe të rënda janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit