Mashtronte të huajt në ‘Forex’, arrestohet 21-vjeçarja në Shkodër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2021, 12:48

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një 21-vjeçare që ishte pjesë e skemës së mashtrimit të shtetasve të huaj nëpërmjet Call-centerave. Në prangat e policisë ka rënë Alma Sokoli, bashkëjetuesja e polakut që kishte ngritur skemën e mashtrimit ku ishin të përfshirë edhe të rinj të tjerë dhe 8 prej tyre u arrestuan, por u lanë të lirë me detyrim paraqitje.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar ‘‘North Forex“. Kapet dhe ndalohet 1 shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e mara në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim A. S., 21 vjeçe, banuese në Shkodër. Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 21.11.2021, i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e” sigursë ‘‘Arrest në burg“, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit